Demiri nga siptali: Uroj Shkupin për rezultat pozitiv ndaj Vardarit

Dje me sukses është operuar sulmuesi i FC Shkupi, Husein Demiri i cili në ndeshjen ndaj Sileksit nga një ndërhyrje e palejuar e futbollistit mysafir, lëndoi krahun e djatht, duke këputur ligamentet.

Intervenimin kirurgjikal e ka kryer dr. Ilir Hasani, ndërsa kthimi i Demirit pritet në sezonin vjeshtor, për çka konfirmimin do ta merr sipas konsultimeve me stafin mjekësor.

Husein Demiri pas operacionit
Husein Demiri pas operacionit

“Falënderoj stafin mjekësor dhe të gjitha ata që u përkujdesen për gjendjen time. E kalova edhe këtë sfidë mirë dhe shpresoj që sa më shpejt të kthehem edhe më i fortë në fushë. Sigurisht se do të më duhet kohë për të marrë veten por besoj se me punë do të arrij të kompensoj gjithçka. Uroj skuadrës që në derbin ndaj Vardarit të arrijë rezultat pozitiv dhe të gëzohet i gjithë qyteti”, ka thënë Demiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button