Maqedonia në mesin vendeve me më shumë festa në vit

Sipas kalendarit kombëtar dhe ditëve të man datuara për festat, Maqedonia është në mesin e popujve të Evropës me më shumë festa në vit, së bashku me Qipron dhe Sllovakinë.

Me Ligjin për festat në Maqedoni, si festat për të gjithë qytetarët janë të deklaruara 11 festa publike. Në këtë grup përfshihen Viti i Ri, Krishtlindjet, 1 Maj – Dita e Punës, dita e dytë e Pashkëve, 24 maj dedikuar Shën Kirilit dhe Metodit, gusht 2 – Dita e Republikës, dita e parë e Fitër Bajramit, 8 Shtatori – Dita e Pavarësisë, Dita e kryengritjes popullore 11 Tetori, 23 Tetor Dita e luftës revolucionare dhe 8 dhjetor Shën Kliment i Ohrit.

Përveç festave shtetërore festohen edhe festat fetare. Kështu për besimtarët e besimit ortodoks edhe pesë ditë janë jo pune – Nata e Buzmit, Uji i Bekuar, E Premtja e Madhe, Dita e shpirtrave dhe Shën aria. Pelegrinët katolike festojnë edhe tre ditë të tjera – Krishtlindjet Katolike, Pashkët dhe festën e Gjithë Shenjtorëve. Anëtarët e fesë myslimane, e festojnë Kurban Bajramin.

Në përputhje me ligjin dhe çdo komunitet ka pushimet e veta, kështu lista e pushimeve po zmadhohet edhe me nga një ditë për shqiptarët, komunitetin serb, turk, rom, vlleh, hebraik dhe boshnjak.

Lajme të ngjashme

Back to top button