Grushte në Parlamentin turk, një deputet përfundon në spital

Një përleshje fizike në Parlamentin e Turqisë, të enjten, ka bërë që një ligjvënës i opozitës të përfundojë në spital.

Përleshja ka ndodhur derisa Parlamenti ka qenë duke diskutuar për një projektligj që i jep qeverisë kontroll më të madh mbi gjyqësorin.

Opozita thotë se masa mund ta bëjë më të lehtë për kryeministrin Recep Tayyip Erdogan që të shfuqizojë një hetim të korrupsionit.

Bulent Tezcan është goditur gjatë kacafytjes në Parlament dhe është dërguar në spital.

Senaca parlamentare pritet të vazhdojë sot.

Hetimi për korrupsion ka çuar në arrestimin e dhjetëra personave, përfshirë biznesmenë dhe djem të ministrave të kabinetit.

Qeveria e Erdoganit është përgjigjur duke shkarkuar qindra policë, gjykatës dhe prokurorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button