Kapen 48 shqiptarë në një kamion frigorifer

Policia franceze ka arrestuar 48 emigrantë shqiptarë që po bënin përpjekje të emigronin me një kamion frigorifer nga Franca në Britani.

Kamioni është ndaluar në hyrje të tunelit të La Manshit, që lidh dy shtetet.

Mësohet se kamioni drejtohej nga një shtetas rumun, ndërsa ende nuk janë zbardhur detaje të mëtejshme se nga ishte nisur, por kontrolli i autoriteteve kufitare ka zbuluar klandestinët, mes të cilëve 41 meshkuj dhe 7 femra, ndërsa mësohet se 3 prej emigrantëve janë të mitur.

Mediat e huaja kanë publikuar dhe foto të klandestinëve. Emigrantët janë dorëzuar pranë autoriteteve franceze, të cilat kanë nisur hetimet për këtë rast.(albinfo.ch)

Lajme të ngjashme

Back to top button