Rrëfimi pas dasme, Princi Leka: Mbeta pa frymë kur pashë Elian…Princesha tregon bisedat me mbretëreshat

Princi Leka II dhe Princesha Elia Zaharia dje kanë folur pas dasmës mbretërore zhvilluar në Pallatin e Brigadave, transmeton gazetaexpress.com.

Çifti tregon përshtypjet e tyre për dasmën, të ftuarit dhe momentet pikante në këtë rrëfim për Rudina Magjistarin.

“Miqtë kanë dalë me përshtypjet më të mira, ne të dy kemi punuar shumë që të vihen në pah vlerat shqiptare, qoftë në kulinari qoftë në kostumet tradicionale shqiptare, këngë dhe valle. Unë jam në gjendje akoma të hutuar, sepse vizitat nuk kanë pushur”, rrëfen Elia Zogu.

Duke treguar momentin më të bukur të gjithë ceremonisë, Elia së bashku me princin Leka II janë në një mendje.

“Momenti i shkëmbimit të unazave, i premtimeve ishte një moment që na përkiste vetëm ne të dyve”, tha ajo. Princ Leka tregon se miqtë e ftuar nga familjet mbretërore kishin mbetur të habitur nga Shqipëria, me shumë tradita.

Ai ndër të tjera rrëfen se nuk i kishte parë më parë fustanet e Elias, që tashmë është bashkëshorte e tij. “Isha krejtësisht i habitur. Elia ishte kaq e bukur. Në atë moment mu mor fryma”, thotë ai.

Por Elia m tregon edhe një bisedë që ka bërë me mbretëreshën e Spanjës. “Ky është  një nga fustanet e nusërisë më të bukur që unë kam parë në jetën time”, rrëfen Elia. Ajo ka konfirmuar se do të vazhdojë të aktrojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button