Sakrifica e fundit, prindërit mburojë për foshnjën

Dy prindër janë gjetur dje mes gërmadhave të banesës së tyre duke qëndruar mbi njëri-tjetrin e të kthyer në një mburojë njerëzore për foshnjën e tyre.

Të tre janë dërguar në spital, por gjithsesi është raportuar se mamaja dhe babai i foshnjës kanë ndërruar jetë pasi kanë mbërritur në spital, shkruan “Daily Mail”, transmeton TCH.

Zyrtarisht konfirmohet se 22 persona kanë mbetur të vdekur pas shembjes së një ndërtese banimi në lindje të Kinës, në provincën Zhejiang.

Media shtetërore shkruan se ndërtesa është ndërtuar rreth viteve 1970. Shumica e viktimave raportohet të jenë emigrantë, të cilët i kishin marrë ambientet me qira për të banuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button