Soni Malaj: Po, e kam gjetur shpirtin binjak… (por nuk është ai që mendoni)

Soni Malaj rikthehet për herë të shtatë pas shtatë vjetësh në Këngën Magjike dhe si një e ftuar që mungonte prej vitesh, Arditi i kishte përgatitur edhe një intervistë të pazakontë. Meqenëse këngëtarja nuk e duron dot sjelljen e pahijshme në tavolinë, Arditi zgjodhi të bëjë pikërisht këtë: të hajë në mënyrë të pahijshme në tavolinë duke i bërë Sonit disa pyetje pikante, transmeton revistaclass.al

E vënë në siklet të madh, Soni është munduar t’u përgjigjet edhe pyetjeve pikante, mes të cilave edhe asaj që ndoshta i është bërë më shpesh kohët e fundit. Pak kohë më parë artistja bëri publike lidhjen e saj të re të dashurisë me Klevin, ndaj edhe pyetja për të nuk mund të shmangej: “Po, e kam gjetur shpirtin binjak…” – tha ajo pasi u pyet nga Arditi. Por menjëherë pas këngës, pasi u transmetua edhe inserti i përgatitur për të, ajo tha: “Shpirti binjak? Është Ana” Pra, nëse menduat se është partneri, akoma jo. Vajza e saj është gjithmonë në vend të parë.

Megjithatë, Soni tha gjithashtu se në këtë periudhë të jetës është shumë e gëzuar, madje pyetjes se cila është kënga që mund ta përshkruajë gjendjen shpirtërore të këtij momenti, ajo fillon të këndojë: “Del syzeza majë bjeshkës….”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button