Kosovë, nesër seancë plenare për arrestimin e Nehat Thaçit

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë dy seanca plenare, ku ajo e dyta do të mbahet për diskutimin e arrestimit të drejtorit të policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo u bë e ditur sot pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, në një konferencë për media, ku kryeparlamentari Kadri Veseli theksoi se Kosova nuk do t’i nënshtrohet provokimeve dhe presioneve.

“Nuk është në rregull që një shtet i huaj në mënyrë provokative të arrestojë pa asnjë komunikim me institucionet e Republikës së Kosovës, në qoftë se kemi raste për të cilat mund të kenë ndonjë involvim. Por, me paragjykime nuk është në rregull të arrestohen eprorët por edhe asnjë qytetar i Republikës së Kosovës”, u shpreh Veseli.

Ndërkaq në mbledhjen e kryesisë munguan përfaqësuesit e Listës serbe, për të cilët Veseli theksoi se bojkoti nuk është zgjidhje dhe shtoi se nuk ka kompromis për çështjet të cilat janë në interes të shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës.

Duke vënë në dukje se ky bojkot nuk e rrezikon koalicionin qeverisës, Veseli tha se “Nuk është në interesin as tëserbëve që të zgjedhin rrugën e bojkotit, kur duhet të marrin përgjegjësi. Është në interesin e vet komuniteteve që të jenë pjesë e institucioneve”.

Ndërkaq, shefi i grupit parlamentar të Aleancës Për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit theksoi se në mbledhjen e sotme u diskutua për çështjen e arrestimit nga serbët të Nehat Thaçit, duke theksuar se Qeveria për 11 ditë nga arrestimi ende nuk ka reaguar. Ai shtoi se bisedimet me me palën serbe në Bruksel, duhet të ndërpriten sa më parë. Sa i përket bojkotit të Listës Serbe, Lekaj theksoi se tani është koha që t’I kthehen votës, dhe të mos lejojnë që ky bojkot të jetë i tepërt.

Kurse nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se pret që seanca e nesërme për Thaçin të jetë një debat konstruktiv.

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, është arrestuar nga Policia e Serbisë në vendin Dheu i Bardhë, i cili ishte duke e kaluar kufirin Kosovë-Serbi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button