Maqedonia nuk e gjen recetën e fitores

Gjithçka me të vjetrën, Maqedonisë nuk po ecën edhe me reprezentacionet më të dobëta se superfuqitë, tani më është një tregim që të gjithë e kanë mësuar, numërohen rastet për Maqedoninë, ndërsa fitore për kundërshtarët. Kështu ishte edhe në takimin e sontëm në stadiumin “Filipi i Dytë”, ku Izraeli me rezultat përfundimtar 1:2 e ka mundur në Shkup Maqedoninë.

Gjithçka ishte në favor të Izraelitëve që nga fillimi, pasi shumë shpejtë kaluan në epërsi me golin që shënoi në minutën e 25-të Tommer Hemed për kryesim 1:0. Dhe për të kuptuar se Maqedonia do ta ketë të vështirë të shpresojë në rezultat pozitiv në këtë përballje, u kujdes Tal Ben Chaim vetëm dy minuta para se të shkohet në pushim nga pjesa e parë.

Edhe pse shpresat Maqedonia nuk i kishte humbur, vazhdonte që të sulmojë nga të gjitha anët, ndërsa rezultatin e zbuti Ilija Nestorovski në minutën e 63-të. Barazimi ishte shumë afër, gjithçka ndodhi në minutën e fundit të kohës shtesë kur ndaj Nestorovskit kishte ndërhyrje në zonën e rreptësisë, ndërsa Adis Jahoviq nuk e realizoi, pasi portieri izraelit e “lexoi” se ku do të dërgojë gjuajtjen, për tu përmbyllur ndeshja në 1:2, e që Izraeli të merr tri pikët e para, ndërsa Maqedonia me Lihteshtajnin mbesin pa asnjë pikë. Në Grupin G, kryeson Shqipëria me 6 pikë, dy më shumë se Spanja dhe Italia që barazuan 1:1. Ndeshjen e radhës Maqedonia do ta luajë kundër superfuqisë së futbollit botërorë Italisë, Shqipëria luan ndaj Spanjës, ndërsa Izraeli do të ketë përballe Lihteshtajnin. Të gjitha ndeshjet luhen të dielën. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button