Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Më shumë reshje do të ketë pasdite dhe në orët e mbrëmjes ku vendeve do të jenë më të mëdha, posaçërisht në pjesët veriperëndimore dhe lindore. Lokalisht pritet të reshin mbi 25 l/m2.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri nëntë, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri 21 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe në orët e mbrëmjes me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri gjashtë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 18 gradë.

Të shtunën do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshueshme, me periudha me diell të cilat do të jenë më të përfaqësuara në pjesët lindore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa temperatura maksimale do të jetë e pandryshueshme.

Të dielën do të jetë kryesisht me diell me temperaturë më të ulët, prej një deri në tetë, ndërsa ajo ditore më e lartë prej 16 deri 23 gradë.

Pastaj në dy ditët e para nga java e ardhshme priten reshje lokale të shiut, por me intensitet më të dobët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button