Shqipërisë i referon hungarezi Bognar, Maqedonisë anglezi Mariner

FIFA ka publikuar emrat e gjyqtarëve për ndeshjet kualifikuese të të gjitha reprezentacioneve që do të luajnë në kualifikimet për Kampionatin Botërorë Rusi 2018. Reprezentacioni i Maqedonisë në duelin ndaj Izraelit që luhet të enjten në stadiumin “Filipi i Dytë” do të jetë e drejtuar nga Andre Mariner nga Anglia, ndërsa ndihmës të tij janë Xhejk Kolin dhe Geri Besvik.

Ndryshe në ndeshjet e të dielës kur Maqedonia do të përballet me Italinë, drejtësinë do ta ndaje Deni Makele nga Hollanda, së bashku me ndihmësit e tij Mario Diks dhe Hesel Stegestra.

Ndërkohë hungarezi Tamas Bognar do të jetë arbitri i ndeshjes së Shqipërisë që do të luhet të enjten në fushën e Lihtenshtejnit. Bognar është gjyqtar kryesor që mban stemën e FIFA-s prej vitit 2009, ndërsa asistentë të tij do të jenë Vencel Toth dhe Zsolt Varga.

Kryesori Tamas Bognar nuk është i panjohur për futbollin shqiptar, pasi në Shtator të vitit të kaluar, ai drejtoi sfidën e Grupit H të Europa League ndërmjet Skënderbeut dhe Beshiktash, të luajtur në “Elbasan Arena”. Bognar njihet si një arbitër mjaft i rreptë dhe që nuk nguron të nxjerrë kartonë dhe këtë e tregojnë statistikat me 47 kartonë të verdhë në 10 ndeshjet e fundit që ka drejtuar.

Gjyqtari i njohur spanjoll, David Fernandez Borbalan pritet ta drejtojë ndeshjen e 6 tetorit ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë që luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Borbalan do t’i ketë me vete asistentët spanjollë. Gjyqtari 43-vjeçar që para një jave drejtoi supersfidën, Barcelona -Atletico Madrid (1:1), ka mbi supe edhe disa “El Clasico” të gjykuara, duke qenë kësisoj nga gjyqtarët më me përvojë në Evropë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button