UNITETI: Kriminelët duhet të burgosen ndërsa të pafajshmit të lirohen nga burgjet

“Partia UNITETI reagon ashpër ndaj sjelljes hipokrite të dy partive parlamentare shqiptare BDI dhe PDSH, nënshkruese të marrëveshjes politike “Përzhinë”, në lidhje me ligjet që mbështesin punën e Prokurorisë Speciale Publike”, thuhet në reagimin e UNITETIT.

Sipas tyre, nuk ka asnjë arsyetim për deputetët shqiptarë, “partitë e të cilëve deklarojnë vazhdimisht se përkrahin punën e PSP-së, ndërsa të njëjtit nuk përkrahin ndryshimet ligjore për këtë gjë dhe me veprimet e tyre mbrojnë veten dhe partnerin maqedonas VMRO-DPMNE nga ndjekja penale për veprimet kriminale dhe keqpërdorimin e pushtetit. Kjo edhe një herë dëshmon si vasalitetin e tyre ndaj partnerit maqedonas, ashtu edhe frikën nga humbja e pushtetit dhe nga sundimi i drejtësisë”.

UNITETI, ashtu siç theksohet në reagimin e tyre, do të vazhdojë fuqishëm të mbrojë punën e Prokurorisë Speciale si nëpërmjet deputetit të saj në Kuvend, ashtu edhe në komunikimin me faktorin ndërkombëtar, si dhe, siç shtojnë ata, do të insistojë që në vendin tonë kriminelët të gjykohen dhe të burgosen ndërsa të pafajshmit të lirohen nga burgjet. Pa drejtësi nuk mund të ketë as demokraci.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button