Në Shkup hapet selia e përhershme e Forcave mjekësore ballkanike

Në kazermën “Ilinden” të Shkupit sot u hap selia e përhershme e Forcave mjekësore ballkanike, e përbërë prej pjesëtarëve të armatës së gjashtë vendeve edhe atë Maqedonia, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe Sllovenia, me mbështetjen e Norvegjisë dhe SHBA-së.

Ky projekt rajonal kurcial, theksoi ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, para kolegëve të tij ministrave të Mbrojtjes së Bosnjë e Hercegovinës, Marina Pendesh, të Sllovenisë Andrea Katiq dhe të Serbisë Zoran Xhorxhoviq, të cilët morën pjesë në hapje, ka për qëllim të ndërtojë kapacitete mjekësore rajonale të cilat do të jenë të afta të japin përgjigje të shpejtë në spektër të gjerë gjatë krizave, siç janë katastrofat natyrore.

“Projekti është në frymën e konceptit “mbrojtje e mençur” të NATOs, ndërsa do t’i përmirësojë kapacitetet mjekësore për punë në mjedisin rajonal multinacional”, deklaroi Jolevski, duke shtuar se do të krijohet, organizatë e vogël mobile dhe e shpejtë e cila kudo dhe gjithmonë do të jetë atje, ku u nevojitet qytetarëve.

Për ministren, Marina Pendesh, organizata e Forcave mjekësore ballkanike e gjashtë ministrive të mbrojtjes në njëfarë mënyre është bazë për atë se si duhet punuar në të ardhmen.

Ky projekt është ushtarak, theksoi ministrja e Mbrojtjes e Sllovenisë, Katiq, por është i mirë pasi që u dedikohet civilëve dhe të gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmë gjatë katastrofave eventuale natyrore.

Sipas ambasadorit të Norvegjisë, Arne Sanes Bjornstad, këto forca, do t’i rrisin kapacitetet në rajon por edhe kapacitetet nacionale për operacione të përbashkëta në kuadër të BE-së dhe KB-së dhe jashtë rajonit.

Nënkoloneli Kevin Hill, përfaqësues i Pentagonit, SHBA, duke dërguar urime deri te gjashtë vendet anëtare të Forcave mjekësore ballkanike, theksoi se ky njesit nuk është njesit i rëndomtë ushtarak, por është njësit multinacional unik sipas standardeve të NATO-s dhe është shembull konkret për bashkëpunim rajonal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button