Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 135-të

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot e ka mbajtur seancën e 135-të ku gjithashtu u shpalosën propozimet ligjore që mundësojnë ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare që ishin nënshkruar në kuadër të Procesit të Berlinit, transmeton Portalb.mk.

Ndryshimet ligjore planifikojnë lëvizjen e lirë kufitare vetëm me letërnjoftime me vendet nga Ballkani Perëndimor (Shqipëri, Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi), si dhe njohja e diplomave nga këta vende.

Në këtë seancë u diskutua në lidhje me realizimin e mbledhjes së 16-të të Këshillit për stabilizim dhe asociim që do të mbahet në Shkup. Mbledhja do të mbahet këtë të premte, ndërsa do të udhëhiqet nga Dimitar Kovaçevski dhe Josep Borrell.

U shqyrtuar mundësia e dërgimit të pjesëtarëve të Armatës së Maqedonisë së Veriut për ushtrime në Gjermani, Greqi, Bullgari, Turqi, Poloni dhe Slloveni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button