Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë i vranët me shi të dobët deri në mesatar dhe dukshëm më i ftohtë. Do të fryjë erë e përforcuar veriperëndimore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej gjashtë deri në 13 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 14 deri në 23 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme me shi të dobët deri në mesatar dhe me erë të forcuar të kohëpaskohshme veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 11, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 17 gradë celsius.

Të mërkurës do të fryjë erë e forcuar veriore, që do të ketë kushte për ulje të konsiderueshme të temperaturës së ditës. Të mërkurën dhe të enjten do të jetë mot me diell me vranësira të vogla mesatare dhe më ftohtë, ndërsa të premten do të ketë vranësira të reja me reshje shiu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button