Me ushqim të gjallë nuk mund të ushqehet truri

Rritet numri i atyre të cilët vendosin të ushqehen jashtëzakonisht me ushqim të gjallë. Ithtarët e mënyrës së tillë të ushqimit thonë se me të trupi i njeriut i siguron të gjitha materiet ushqyese. Por, studimi i përgatitur nga neurologët nga Universiteti Federal në Rio de Zhajnero, i publikuar në revistën „Proceedings of the National Academy of Sciences“, ndërsa e cila ishte transmetuar në shume media botërore, tregoi se me ushqimin e gjallë nuk mund të sigurohet energji e mjaftueshme për trurin e njeriut që normalisht të funksionojë.

Mishi dhe gatimi i ushqimit kanë kontribuar për zhvillimin e trurit të njeriut

Hulumtimi i nurologëve nga Universiteti Federal në Rio de Zhajnero, ka dëshmuar se truri i njeriut nuk do të mund aq të zhvillohet nëse paraardhësit tanë janë ushqyer në mënyrë vegane dhe kanë jetuar me ushqim të gjallë. Neurologët të cilët e kanë bërë hulumtimin thonë se konsumimi i mishit ka luajtur rol kyç në evolucionin e njeriut.

Përgatitja e ushqimit dhe konsumimi i mishit ka kontribuar shumë për zhvillimin e njeriut dhe kanë mundësuar që truri i paraardhësve të rritet në mënyrë dramatike, thonë neurologët nga Universiteti Federal në Rio de Zhajnero, transmetojnë mediat.

Të ushqyerit vetëm me ushqim të gjallë është katastrofë për trurin e njeriut, konkludojnë shkencëtarët. Sipas tyre, njeriu duhet të hajë më shumë se nëntë orë në ditë ushqim të gjallë të papërpunuar që të marrë energji të mjaftueshme për funksionim normal të trurit.

“Nëse ushqeheni vetëm me ushqim të gjallë, nuk mund të fitoni sasi të energjisë të nevojshme për zhvillimin e trurit”, sqaron neurologjia Suzana Herkulano-Houzel, bashkautor i studimit. Ajo konsideron se falë gatimit kemi marrë numër të madh të neuroneve.

Научник од Бразил за сурова храна

Sipas shkencëtarëve, truri i njeriut bashkëkohor në pushim shpenzon 20 për qind nga energjia trupore, dy herë më shumë nga truri i primateve të tjera. Mishi dhe ushqimi i përpunuar termik janë me rëndësi thelbësore që të sigurohet sasia e kalorive të domosdoshme për ushqim të trurit i cili zhvillohet.

Gorrila si dëshmi

Në suaza të studimit, neurologët nga Universiteti Fedearl të Rio de Zhajnero e kanë analizuar madhësinë e trurit në disa primate. Trup më i madh, zakonisht duhet të kuptojë edhe tru më i madh. Ndërkaq, njerëzit kanë jashtëzakonisht tru të madh me shumë neurone lidhur në madhësinë e trupit. Gorilla, ndërkaq, janë tre herë më të mëdhenj nga njerëzit, ndërsa kanë tru më të vogël dhe tre herë më pak neurone.

 

Горила

Shkencëtarët, siç transmetojnë mediat, përgjigjen e kanë gjetur në ushqimin e gjall vegjetarian të gorillës, shimpanzës dhe orangutanit, e cila nuk përmban proteina shtazore. Këto kafshë duhet me orë të hanë të të fusin kalori proporcionale me peshën e tyre.

Shkencëtarët brazilianë kanë llogaritur se gorillat kanë nevojë të marrin 733 kalori shtesë në ditë që të zhvillojnë një tru si të njeriut, që kërkon dy orë të tjera ushqim, edhe pse tashmë në ushqim shpenzojnë 80 për qind të ditës në zonat tropikale zgjat nga 12 orë.

Në mënyrë të ngjashme, njerëzve të parë do t’u duhej shumë më shumë se nëntë orë në ditë të fusin sasi të mjaftueshme të kalorive, pohojnë shkencëtarët. Duke marrë parasysh rreziqet dhe vështirësitë me të cilat do të ballafaqoheshin në tentimin të mbledhin sasi të mjaftueshme të ushqimit, janë të pakta gjasat se ata kanë qenë veganë dhe kanë konsumuar ushqim të gjallë.

Falë përpunimit termik të ushqimit, sasi e madhe e ushqimit është mundur të hahet gjatë rërë vitit, dhe ashtu ushqimet e përpunuara lirojnë shumë materie ushqyese dhe kalori – si nga perimet, ashtu edhe nga mishi, sqaron Erkulano Houzel.

Edhe një studim e konfirmon teorinë

“Uashington post” transmeton edhe një studim, të bërë nga shkencëtarët nga Universiteti Komplutense nga Madridi. Janë analizuar eshtrat e një fëmije i cli ka vdekur nga uria para 1,5 milionë viteve. Pjesa nga kafka, të zbuluara në territorin e Tanzanisë së sotme, tregojnë se fëmija ka pasur ndryshime patologjike për shkak të mungesës së hekurit, vitaminës B9 dhe B12, që ka të bëjë me futjen e pamjaftueshme të ushqimit nga origjina shtazore. Fëmija ka qenë i moshës prej 6 muajve deri pesë vjet, që do të thotë se në qumështin e nënës kanë munguar materiet ushqimore kyçe, apo fëmija vetëm nuk ka marrë materi të mjaftueshme ushqyese nga mishi dhe vezët.

Burg për prindërit që i bëjnë fëmijë veganë

Në Itali, ndërkaq ekziston nismë nga Elvira Savino, anëtare e partisë Forca Italia, italianët që i ushqejnë fëmijët në mënyrë vegane, pa përdorim të çfarëdo ushqimit me origjinë shtazore, do të sanksionohen penalisht. Savino, konsideron se zgjedhja e të rriturve të jenë veganë është punë e tyre personale. Por, nëse mënyra e tillë e ushqimit u imponohet fëmijëve, ai mund të shkaktojë probleme shëndetësore serioze, dhe për këtë parlamentarja konsideron se shteti ka të drejtë të përzihet. Savino propozon dënim me burg prej një viti për prindërit të fëmijëve nën moshën 16 vjeçe të cilët i kanë detyruar të ushqehen në mënyrë vegane, ndërsa dy vjet burg për ata fëmijë veganë të cilët janë tre vjet ose më të vegjël.

Дете веган

Kjo nimsë pason pasi që mediat italiane publikuan raste të fëmijëve që janë sëmurë sepse kanë qenë në ushqim veganë, dhe për shkak të kësaj shërbimet sociale ua kanë marrë prindërve dhe ua kanë besuar kujdestarëve për ruajtje. Oponioni ishte i tronditur nga rasti i fëmijës vegan, që në moshln 14 muajshe ka peshuar sa një foshnjë  tremuajshe. Prindërit e brengosur e kanë çuar fëmijën në spital kur ka pasur më pak se një vit dhe ka qenë i paushqyer, me mungesë të kalciumit, ndërsa për shkak të çrregullimit të punës së zemrës, është dashur të operohet. Gjykata prindërve ua ka marrë të drejtën e kujdesit të mëtejshëm për fëmijën.

Mjekët thonë se proteinat nga origjina shtazore janë të pakrahasueshëm më të shëndetshëm për rritjen dhe zhvillimin  e fëmijëve dhe më të kompletuar nga ato që mund të futen në organizëm me ushqim vegan apo vegjteraian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button