Zbulohet një pako e dyshimtë në stacionin e trenit në New Jersey

Në shtetin federal amerikan New Jersey, të dielën vonë është zbuluar një pako e dyshimtë e cila ka qenë e vendosur në një kazan për plehra në stacionin e trenit, ku si pasojë është ndërprerë qarkullimi i trenave dhe është evakuuar rajoni, raporton Anadolu Agency (AA).

Bashkiaku i Elisabeth, Christian Bollwage tha se të dielën rreth orës 21.30 dy burra kishin vërejtur një pako të dyshimtë në të cilën ka parë tela që i ka bërë ata të njoftojnë policinë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia speciale për shkatërrimin e pajisjeve shpërthyese. Bollwage tha më tej se dyshohet për bombë dhe se FBI dhe policia e shtetit do të hetojnë në vazhdim rastin.

Autoritetet vendase njoftojnë se komunikacioni në relacion aeroporti Newark Liberty- stacioni hekurudhor Elizabeth është ndërprerë ndërkohë që drejtoria e New Yorkut për menaxhim me raste emergjente njoftoi se edhe komunikacioni hekurudhor mes dy shteteve federale është ndërprerë.

Incidenti i fundit ndodhi disa orë pas shpërthimit në New York të shtunën ku mbetën të plagosur 29 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button