Shekerinska: Front i gjerë opozitar për t’i thënë “jo” frikës dhe izolimit

Më 2 tetor do të mbahet kongresi tematik i LSDM-së, kur do të vendoset se si do të jetë koalicioni që do të duhet ta fitojë Nikolla Gruevskin, transmeton Portalb.

Kongresi do të mbahet në dy pjesë. Në pjesën e parë do të trajtohet tema e koalicioneve, ndërsa pjesa e dytë për prioritetet e programit politik.

“Vlerësojmë se qytetarët janë lodhur nga sherret dhe konfliktet politike pakufi. Prandaj, ne në kongres do të tentojmë të krijojmë hapësirë për front të gjerë, që do t’i thotë “Jo” varfërisë, izolimit dhe frikës që po mbizotërojnë në Maqedoni”, ka deklaruar për “Plusinfo” nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska.

Në mesin e muajit nëntor do të mbahet edhe një kongres, ku do të flitet për listat e kandidatëve për deputet.

“Për dallim nga disa parti tjera, në veçanti ata që janë në pushtet, që listat i bëjnë në një rreth të ngushtë prej 15 personave, në LSDM, vendimet edhe për bartës, por edhe për listat, vendoset në kongres”, është shprehur Shekerinska./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button