Delegacioni i GK të Vermontit për vizitë në ARM

Një delegacion i lartë i Gardës kombëtare (GK) të shtetit federal të SHBA­së, Vermontit, i kryesuar nga komandanti, gjeneral­majori Stiven Krej po qëndron për vizitë zyrtare treditore në Armatën e Republikës së Maqedonisë (ARM), raporton MIA.

Gjatë vizitës, gjenerali Krej do të ketë takime me nikoqirin e tij, shefin e SHM të ARM­së, gjeneral nën-kolonelin Metodija Veliçkovski dhe me minsitrin e Mbrojtjes, Zoran Jolevski.

Është planifikuar që gjenerrali Krej ta vizitojë kufirin jugor ku do të nihet me aktivitetet të cilat i ndërmori ARM-­ja në përballjen me krizëpn e migrantëve.

Delegacioni i GK të Vermontit do të vizitojë edhe njësi të ARM­së të stacionuara në kasermën Ilinden në Shkup dhe në Shtip, ndërsa do të marrë pjesë edhe në hapjen e kampionatit të 31­të botëror ushtarak në mundje.

GK e Vermontit është partnere e ARM­së me të cilën përmes kontakt programit ushtarak realizohen aktivitete për bashkëpunim me Armatën e SHBA­-së. Ky program realizohet përmes formave të ndryshme të trajnimit, siç janë: seminare, konferenca, vizita në baza ushtarake, qendra shkollore dhe institucione në SHBA, kryerje e stërvitjeve të përbashkëta dhe të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button