Fillon shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri – Spanjë

Ka filluar shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri – Spanjë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”, raporton Anadolu Agency (AA).

Biletat e ndeshjes që pritet të luhet më 9 tetor 2016 në stadiumin “Loro Boriçi” në qytetin verior të Shqipërisë, Shkodër, kanë nisur të shiten në ueb-faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për mediat nga zëdhënësja e FSHF-së, Jona Dervishi

Në deklaratë vihet në dukje se FSHF krahas biletave të kësaj ndeshjeje ofron edhe bileta në formë pakete të cilat janë me një ulje çmimi prej 15 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button