Skano mendimin… Forco besimin… Nxit veprimin

Çohu në këmbë, thuaji mendimet e tua, deklaroje të vërtetën tënde, që të gjithë të mund ta ndajnë; ji i guximshëm, shpalle atë kudo: në kapitalizëm jetojnë vetëm ata që guxojnë.

A keni mjaft ekulibër,perceptim,guxim,a keni zgjedhur të jetoni…?

Ju nuk mund të lëvizni në mënyrë të shpejtë teksa përpiqeni për të ndryshuar zakonet më shpejt se njerëzit mund ta pranojnë atë. Kjo nuk do të thotë që ju të mos bëni asgjë, por kjo do të thotë që ju të bëni gjëra që duhet të bëhen në bazë të prioritetit.

A keni lëvizur ndonjeherë…cila është forma dhe prioriteti që zgjidhni…?

Kudo që të shkoni, janë tri ikona që gjithëkush i njeh: librat e shenjtë, Pele dhe coca-cola.

A keni mundur të dalloni ikonën DINJITET…? Kur ta dalloni…mos i harroni, mblidhuni bashkë dhe festoni.

Për të fituar duhet të shënosh një gol më shumë se kundërshtari yt.

A e njihni kundërshtarin…kush,ku dhe kur do të bëni golin e fitores…?

Unë kurrë nuk shikoj çfarë është bërë; unë shikoj vetëm çfarë ka mbetur pa u bërë.

A mundni të shihni edhe ju…? Kur të dalloni mblidhuni,diskutoni…veproni.

Çfarë është dashuria për ty? Të mos hequrit dorë asnjëherë, edhe kur bota po shëmbet përpara syve të tu.

A keni dashuruar ndonjëherë…? Dinjiteti është morali i vetëm i dashurisë së vërtetë.

Nuk ka gjë më të mirë se mjerimi. Çdo humbje, çdo thyerje zemre, çdo humbje, përmban farën e vetë, mësimin e vetë në atë si të përmirësoni përmbushjen herën tjetër.

A e keni dëgjuar ndonjëherë këtë këmbanë mjerimi…? Mos jini të vetëm kur ajo të bjerë…uniteti është çelësi i suksesit.

Hapi i parë për t’i arritur gjërat që dëshiron në jetë është: vendos se çfarë do.

A mund të ecësh..? Zgjidh rrugën dhe drejtimin.

Nuk është aq e lehtë për të luajtur kundër ekipeve që kanë një mënyrë tjetër të të menduarit,sepse ata kanë për qëllim të ju ndalin e jo të luajnë një lojë që është më tërheqëse e që i bën shikuesit të kënaqen.

A keni luajtur ndonjeherë… ? Cila është loja juaj…? Dalloni lojën e kundërshtarit pastaj garoni në fushë me të.

Arsyeja përse shumica e njerëzve dështojnë në vend të suksesit është se ata këmbejnë atë që e duan më së shumti me atë që e duan për momentin.

A keni dështuar…? Epshi në momentin e misionit është skllaveri prangash në udhëtimin e vizionit.

Është më mirë të ndezësh një qiri se sa të mallkosh errësirën.

A keni ngecur në këtë errësirë të madhe…?

Ecni zinxhir me njëri-tjetrin dhe errësira do te ndriçoj mrekullisht vetëvetiu.

Bashkimi për dinjitet është kurora e vërtetë.

Ju mundeni…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button