Rrogat e kuqezinjve në Serinë A

Shkodrani përfiton 600 mijë euro, por nga viti tjetër, sigurisht, ajo do të kalojë dyfishin, sipas kontratës së re deri në 2021. Sakaq, Maloku i Peskarës është “më i varfëri”.

E përditshmja italiane e njohur, “Gazzetta dello Sport”, e ka hapur faqen e parë të ditës së djeshme më një hetim të ndjekur në lidhje me pagat e gjithë futbollistëve të Serisë A, sa i përket sezonit 2016-2017, duke përmendur gjithashtu dhe se për disa lojtarë do të ketë rritje dhe rinovime (mes tyre, edhe shqiptari Elseid Hysaj, për të cilin ditët në vazhdim do të jenë vendimtare).

Këtë edicion, sakaq, shqiptarët që do të marrin pjesë janë tetë (Gjimshiti është huazuar në kategorinë e dytë, me Avelinon, sepse ndryshe do të ishte i pranishëm në këtë listë). Sa i përket kuqezinjve që janë të pranishëm bëhet fjalë për portierin Etrit Berisha, i cili është huazuar nga Lacio te ekipi i Atalantës, Elseid Hysaj i Napolit, Arlind Ajeti me Torinon, Ledian Memushaj, Rei Manaj dhe Leonardo Maloku me Peskarën, Frederik Veseli me Empolin dhe, së fundmi, Thoma Strakosha me Lacion.

Sigurisht, sa i përket pagave vjetore, më i paguari është Elseid Hysaj, por vetëm me 100 mijë euro më shumë se Etrit Berisha. Shkodrani, aktualisht, përfiton 600 mijë euro, por duke nisur nga viti i ardhshëm, kjo shifër do të jetë më shumë se dyfish.

Ledian Memushaj (Peskara) 400 mijë euro;

Arlind Ajeti (Torino) 300 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button