MPJ u përmbyt nga kanalizimi fekal

Vend-ndërtimi i përmbytur në afërsi të ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme është pasojë e fekaleve të derdhura, që kur kompania që e ndërton objektin në mënyrë jo të duhur e derdhi kolektorin fekal, njofton sdk.mk, transmeton Portalb.

Kjo krijoi një liqen të vogël pranë Ministrisë për Punë të Jashtme dhe ndërtesës së Zyrës për polici financiare, pas së cilës NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” mbrëmë e kishte patjtër ta bllokojë rrugën “Filipi II” dhe urën “Sloboda” që t’i thithë me pompë fekalet e shpëndara, duke shkaktuar kështu bllokim të madh të trafikut në qendër të qytetit.

mnr-voda-2

Nga NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” thonë se është e pakalueshme dhe njoftuan se do ta padisin kontraktuesin dhe do të kërkojnë kompensim për dëmin dhe sanimin e së njëjtës.

mnr-voda-3

Ndërkohë Inspektori i autorizuar Ndërtimor i Komunës Qendër doli në terren për të vërtetuar se çfarë po ndodh dhe cilat janë arsyet e sasisë së madhe të ujit që derdhet nga gropat e ndërteses që ndodhet në afërsi të Ministrisë së Jashtme, njofton PlusInfo, transmeton Portalb.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një objekti të biznesit, investitori i të cilit është “Volis Properts”, kryerës i detyrave “Rapid Bild” dhe mbikqyrës “Point Design”.

“Inspektori konstatoi se fekalet nga gypi i plasaritur i kanalizimit i ndërmerr NP”Ujësjellës dhe Kanalizim”, kurse ujërat nga gypi i plasaritur nga kanalizimi atmosferik shkojnë në gropat e ndërtesës. “Ujësjellësi”  e merr ujin, e shpie në  pusetë të tjera.

Inspektori sjelli vendim për ndërprerjen e ndërtimit, kurse investitori ta përcjellë punën e sigurimit të vendit dhe objekteve në afërsi.

Shqyrtohet nëse investitori ka elaborat të përgatitur për mbrojtjen e përpunuar të gropës së ndërtimit. Inspektori arriti në përfundimin se në vend nuk ka tapelë me shenjën e llojit të ndërtimit dhe kush është investitor dhe kush kryerës i detyrave. Nga njerëzit e kompanisë u spjegua se tabelë ka pasur, por se edhe ajo shkoi me gropën” –informuan nga Komuna Qendër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button