Maqedoni, Vitin e kaluar 22 fëmijë humbën jetën në aksidente komunikacioni

Në Republikën e Maqedonisë gjatë vitit të kaluar 22 fëmijë humbën jetën në aksidente trafiku, prej të cilëve 9 fëmijë nën moshën 4 vjeçare dhe 13 fëmijë të moshës 5 deri në 18 vjeçare, njoftoi sot Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor. Me këtë rast Këshilli apeloi që secili pjesëmarrës në komunikacion të sillet me kujdes dhe përgjegjësi, transmeton Portalb.

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor me rastin e fillimit të vitit shkollor apeloi që secili të vetëdijesohet dhe të veprojë me përgjegjësi, në mënyrë që të mbrohen fëmijët.

“Të dashur prindër, shoferë, pjesëmarrës në komunikacionin rrugor,

Fillimi i vitit shkollor është periudhë kur gjithnjë e më shumë shihet fotografia e turmave dhe bllokimit të komunikacionit rrugor, kurse fëmijët çdo ditë do të jenë pjesëmarrës në komunikacionin rrugor dhe do të jenë të ekspozuar ndaj rreziqeve të mundshme, që do të mund t’ua rrezikonin sigurinë dhe shëndetin e tyre.

Çdo sjellje iracionale në komunikacion, çdo drejtim agresiv i automjetit dhe çdo pjesëmarrje e pakujdesshme në komunikacion janë aktivitete që rrezikojnë sigurinë e fëmijëve.

Tronditës është e dhëna e cila thekson se në nivel botëror, thuajse 500 fëmijë çdo ditë humbin jetën në aksidente trafiku.

Aksidentet e trafikut me pasoja të rënda në të cilat vuajnë fëmijët dhe të rinjtë, për fat të keq, janë përditshmëria jonë. Në Republikën e Maqedonisë në vitin e kaluar 9 fëmijë nën moshën 4 vjeçare vdiqën në aksidente trafiku dhe 13 fëmijë të moshës 5 deri në 18 vjet. Gjithsejtë 22 fëmijë, një klasë me nxënës, kanë humbur në mënyrë të pakthyeshme brenda vetëm një viti. Humbjet për shoqërinë janë të mëdha kurse dhimbja shpirtërore dhe vuajtja e të afërmve të tyre e pamatur dhe e pa përshkrueshme.”-thuhet ndër tjerash në kumtesë./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button