Maqedoni, u votuan ministrat dhe zv/ministrat e Qeverisë Teknike

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i kanë votuar ministrat dhe zëvendësministrat e rinj të Qeverisë Kalimtare në seancën e sotme në Kuvend në të cilën u fillimisht u debatua për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, raporton Portalb.

Për ministra dhe zëvendësministra nga radhët e LSDM-së u votuan:

  • Ministër i Punëve të Brendshme – Oliver Spasovski;

  • Ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Remesni;

  • Zëvendësministër plotësues i Financave Kire Naumov;

  • Zëvendësministër plotësues i Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Aleksandar Kiracobvski;

  • Zëvendësministër plotësuese i Bujqësisë, Ekonomisë së Ujërave dhe Pylltarisë – Lupço Nikollovski.

Në fillimin e seancës u konstatuan dorëheqjet e ministrave nga radhët e VMRO – DPMNE-së, të Punëve të Brendshme Oliver Andonov dhe ministrit të Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov, të cilët më pas të njëjtët .

LEXO: Spasovski: Ne do të jemi syri i qytetarëve në Qeveri

14194423_10210564519571900_1558404544_n

Kryeministri i Maqedonisë, Emil Dimitriev në debatin e sotëm tha se pret punë me përkushtim dhe përgjegjësi për organizimin e zgjedhjeve.

“Për herë të dytë do të formohet Qeveri Teknike. Pres që të organizohen zgjedhjet demokratike që të mos mund të kontestohen dhe njëkohësisht t’i jepet fund krizës. Pres punë me përkushtim të madh, me përgjegjësi, sepse kjo qeveri i vendos parakushtet që duhet t’i përdorin edhe qeveritë tjera për organizimin e zgjedhjeve”, deklaroi Dimitriev, transmeton Portalb.

Deputeti i LSDM-së, Goran Sugareski, tha se zgjedhjet janë të patjetërsueshme, ndërkaq ministrat e tyre do t’i identifikojnë “pandershmëritë e Qeverisë”.

“Në Maqedoni nuk kishte qeverisje, por diktaturë. Propozimet tona në Qeveri janë shtyllë për organizim të zgjedhjeve. Qëndrimi i LSDM-së është i qartë, zgjedhjet janë të patjetërsueshme, duhet të jenë të lira dhe demokratike. Ministrat tonë në Qeveri do të identifikojnë gjithçka të pandershme nga kjo Qeveri”, tha deputeti i LSDM-së, Goran Sugareski.

Deputetja e pavarur, Roza Topuzovska, ka akuzuar të gjithë partitë se kanë nënshkruar marrëveshje në gjuhë angleze, dhe sipas saj me këtë është shkelur Kushtetuta.

“Kanë nënshkruar marrëveshje në gjuhë angleze gjë që nuk është në përputhje me Kushtetutën. Është nënvlerësuar Kushtetuta. Nga ana tjetër asnjë kusht nuk u plotësua për të ardhur deri te zgjedhjet. Kjo nuk mund të jetë Qeveri Teknike pa pjesëmarrje të ekspertëve. Kurrë shteti nuk ka qenë më i partizuar se tani”, Roza Topuzovska deputetja e pavarur.

Deputeti i VMRO – DPMNE-së, Ilija Dimovski tha se zgjedhjet do të ishin lirim nga kriza politike dhe ekonomike.

“Ta lirojmë ekonominë nga kjo krizë e thellë politike. Të krijojmë kushte për zgjedhje korrekte dhe demokratike që të mos kenë alibi as mbështetësit mediatik të LSDM-së që tash po aktivizohen edhe në parti”, tha deputeti i VMRO – DPMNE-së, Ilija Dimovski.

Përndryshe, në pajtim me marrëveshjen e arritur, 100 ditë para zgjedhjeve duhet të emërohen edhe Santa Argirova kryeredaktore e RTVM-­së. Me konsensus u zgjedh edhe Lulzim Haziri si anëtari i pestë i Komisionit të përkohshëm për ndjekjen e prezantimit medial, i cili gjithashtu do të punojë deri në fund të zgjedhjeve. Paraprakisht, u pastrua edhe Lista Zgjedhore nga votuesit të cilët kishin të dhëna kontestuese. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button