Përfundoi takimi Zaev – Gashi: Është arritur progres, do të vazhdojnë konsultimet e nevojshme brenda partive

Edhe takimi i tretë i liderëve të LSDM-së dhe Alternativës, Zoran Zaev dhe Afrim Gashi, i cili zgjati katër orë, ka përfunduar pa marrëveshje konkrete. Megjithatë, palët pas takimit kanë komentuar se është arrtiur proges. Zaev dhe Gashi pas takimit, nuk janë ndalur para gazetarëve që të japin deklarata, por Gashi ka komentuar shkurt vetëm se ka progres dhe do të vazhdojnë konsultimet në parti, shkruan Portalb.mk.

Ndëerkohë, në kumtesën e Qeverisë të dërguar pas takimit thuhet se, në takim është konstatuar përparim evident në harmonizimin e qëndrimeve rreth plotësimit të pjesës së përmbajtjes së programit të Qeverisë, ndërsa janë shkëmbyer ide dhe pikëpamje nga të dyja palët për ndarje të përgjegjësive në nivelin më të lartë në institucionet e pushtetit qendror. Po ashtu, thuhet se deri në fund të kësaj jave do të sigurohet harmonizimi i nevojshëm për arritjen e marrëveshjes.

“Bisedimet do të vazhdojnë të udhëhequra nga aspiratat për agjendën evropiane në shtet dhe nga nevojat për përcjelljen e porosive të qarta drejt qytetarëve dhe drejt BE-së për përkushtimin në evropianizimin e Maqedonisë së  Veriut, për avancimin e standardit ekonomik dhe cilësisë së jetës së qytetarëve. Pritet që deri në fund të kësaj jave të realizohen konsultimet e nevojshme nëpër parti dhe të sigurohet harmonizimi i nevojshëm me qëllim arritja e marrëveshjes për Qeveri të përbashkët të mundshme e cila do të përkushtohet në sfidat që vijnë nga pandemia dhe kriza energjetike globale dhe e cila pa zvarritje do t’i realizojë qëllimet e përcaktuara strategjike të Maqedonisë së Veriut” thuhet në kumtesë.

Takimi katër-orësh i Gashit dhe Zaevit, që është mbajtur në Klubin e Deputetëve, ishte vazhdimësi e bisedimeve për hyrjen e Alternativës në Qeveri.

Zoran dhe Gashi në takimin e së hënës janë dakorduar për aspektet e programit për bashkëpunim të mundshëm, në rrjedhë janë konsultimet për zgjidhjen e kuadrit dhe pozicionet për përgjegjësitë që duhet të merren para qytetarëve.

Kujtojmë se, pas paralajmërimit për dorëheqje të Zaevit, vendi u fut në krizë politike, pasi Pas kësaj, opozita maqedonase dorëzoi iniciativë për votim të mosbesimit të Qeverisë, ndërsa në listën e kësaj iniciative ishin nënshkruar edhe deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Lëvizjes Besa dhe “Të majtës”, me çka ishin siguruar 61 deputetë për rrëzim të Qeverisë. Megjithatë, deptueti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi nuk u paraqit në seancën ku duhej të diskutohej dhe të votohej për mosbesimin e Qeverisë, me çka opozita nuk arriti të sigurojë kuorum as për të filluar seancën dhe me këtë, mocioni dështoi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button