Shkëndija sjell edhe dy argjentinas, Haberkorn dhe Mendesh

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës si duket ka zbuluar “minierë” me ar në Argjentinë, pas angazhimit të Elian Parrinos, së fundi përfliten edhe dy emra tjerë që do ta përforcojnë skuadrën kuqezi. Federico Haberkorn dhe Gonzalo Mendesh  janë përforcimet e fundit. Tjetër argjentinas për sulmin e Shkëndijës. Në fund të afatit kalimtar klubi kuqezi në skuadër pritet të sjell Federico Haberkorn. 21-vjecari argjentinas, pritet të jetë pjesë e Shkëndijës për të udhëhequr sulmin e skuadrës. Haberkorn ishte pjesë edhe e Partizanit të Tiranës, ndërsa më parë ka luajtur në kategorinë e parë argjentinase Velez Sarsfield edhe së fundmi ka luajtur në kategorinë e dytë në Meksikë në radhët e skuadrës Kafetaleros de Tapacula.

Mendesh (23 vjeçar), i cili luan në pozitën e mesfushorit vjen nga klubi kilian Audaks. Me këto përforcime skuadra e Shkëndijës ka rritur konkurrencën në kampionatin vendor dhe sigurisht që lufta për titull me konkurrentin kryesor Vardarin do të jetë edhe më e ashpër se sezonin e kaluar. për të mësuar gjithçka rreth këtyre transferimeve duhet pritur dhe zyrtarizimet nga vet klubi i Shkëndijës që deri më tani e ka zyrtarizuar vetëm Elian Parrinon. /PORTALB.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button