Shkëndija e gatshme për ndeshjen historike

Në vigjilje të ndeshjes kthyese mes Shkëndijës dhe Gentit, skuadra tetovare paraditen e sotme në ambientet e stadiumit Filipi i Dytë ka mbajtur konferencë për media.

Para gazetarëve u paraqitën trajneri i skuadrës Bruno Akrapoviç dhe kapiteni Ferhan Hasani.

“Ndeshja e nesërme është një ndeshje historike si për lojtarët ashtu edhe për të gjithë ne. Kemi rezultat dhe ne duhet të mundohemi t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësit në këtë ndeshje dhe të kalojmë grupin”, tha Bruno Akrapoviç, trajneri i KF Shkëndijës, raporton Portalb.mk

“Jemi në dijeni se po ballafaqohemi me një kundërshtarë shumë të fortë, por ne treguam që në ndeshjen e parë se jemi një ekip i madh dhe mund të përballemi me një ekip të fortë siç është Genti. Për ne kjo ndeshje është një moment historik dhe besoj se secili nga ne do të mundohet të jap maksimumin që të arrijmë të kualifikohemi në fazën e grupeve. Për ne do të jetë një ndeshje e vështirë ashtu siç ishin të vështira edhe ndeshjet e mëparshme, por pavarësisht kësaj në sërish do të mundohemi të nxjerrim rezultat pozitiv dhe shpresoj që do të vazhdojmë më tutje”, përfundoi sulmuesi tetovar, Ferhan Hasani.

Tekniku Akrapoviç tha se të gjithë lojtarët e skuadrës do të jenë të gatshëm për këtë ndeshje përpos Stefan Vujçiçit i cili ka marrë tri kartonë të verdhë dhe Marjan Radeski i cili u lëndua në ndeshjen e fundit.

Kujtojmë që të enjten me fillim nga ora 20.00 Shkëndija do të përballet me Gentin e Belgjikës, përballje kjo që është e fundit para se njëra nga këto dy ekipe të sigurojë vizën për tu futur në fazën e grupeve të Ligës së Evropës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button