Chelsea, Conte 100 milionë euro për tre blerje

Antonio Conte kërkon përforcime. Tekniku i Bluve të Londrës i ka kërkuar drejtuesve të klubit te Chelsea të vazhdojnë investimet në merkato, duke realizuar edhe disa transferime.

Kështu kur kanë mbetur dhe pak ditë nga mbyllja e merkatos së verës, manjati rus Roman Abramovic është i  gatshëm tia realizoj dëshirat e tekikut 47-vjeçar. Presidenti i “Bluve të Londrës”  i ka vënë në dispozicion teknikut italian 70 milionë Euro për të transferur futbollistin e Realit të Madridit, James Rodrigez. Kolumbianit në rast transferimi  do ti besohen celsat e mesit të fushës , por manovrat në Stamford Bridge nuk mbyllen me kaq. Në listën e dëshirave janë dhe dy lojtarë të tjerë, transmeton SuperSport.

Mbrojtësi i Juventusit Giorgo Chiellini është një alternativ që jep garanci për Chelsea në repartin difensiv. Për 30-vjecarin do të ofrohën 30 milionë Euro. Gjithashtu nga radhët e bardhezinjve preferohet edhe një tjetër emër: Mario Mandzukic, për të cilin do të ofrohen 28 milionë euro.

Fakti që Chelsea nuk arriti të realizonte transferimin e sulmuesit të Everton, Romelo Lukaku, ka bërë që Blutë e Londrë të hidhen  sërish në sulm për të gjetur një emër tjetër dhe kroati shihet si zëvendësuesi ideal i Diego Costës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button