Abazi: Pezullimi i desperzimeve, lë në baltë studentët

Pezullimin e disperzimeve të USHT-së në disa qytete nxjerrë në pah shqetësimin për të ardhmen e tyre. Kështu vlerëson ish rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Alajdin Abazi, sipas të cilit, detyrë e universitetit është që të interesohet për studentët deri në përfundim të ciklit të studimeve.

“Në rast se mbyllen disperzimet del në pah çështja e atyre studentëve, ku do të vendosen, ku do të vazhdojnë studimet e tyre, nëse ato fakultete do të vazhdojnë më tutje… D.m.th. detyrë e universitetit është që ato studentë që janë regjistruar në një drejtim të interesohet, të zgjedhë çështjen e tij deri në fund të studimeve”, u shpreh Alajdin Abazi, ish rektor i UEJL, transmeton Alsat M.

Abazi komentoi edhe zhvillime tjera në sferën e arsimit në vend duke thënë që edhe për atë, gjendja është konfuze. Sipas tij, ministria nuk duhet të vendosë për punësimet e stafit akademik në universitetin “Nënë Tereza” sepse kjo është punë e komisioneve amë të këtij institucioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button