Lazim Destani jep premi prej gjysmë milion euro nëse kalojnë Gentin

Nga Belgjika, Gent

Hajrush Mani

Pronari i KF Shkëndija, z. Lazim Destani pas takimit që kishte me futbollistët, menjëherë është takuar edhe me gazetarët shqiptarë të cilët janë duke ndjekur nga afër pjesëmarrjen e Shkëndijës në Gent të Belgjikës. Në takimin që zgjati më shumë se 30 minuta z.Destani në pika të shkurta edhe një herë ka bërë të ditur se Shkëndija është e të gjithëve dhe se sukseset duhet të përjetohen të tilla, jo vetëm të Tetovarëve dhe “Ballistëve”, por e të gjithë shqiptarëve.

“Më vjen mirë që sot takohem edhe me ju dhe që jeni bërë pjesë e sukseseve të klubit tonë. Ne kështu duke u dhënë mbështetje futbollistëve kemi treguar se klubi është i të gjithëve dhe se sukseset janë më me vlerë kur të gjithë jemi të bashkuar. Mendoj se ky sukses që ka shënuar klubi ynë është historik, por kam një ndjenjë që kemi mundësi që të arrijmë suksese edhe më të mëdha. Andaj unë falënderoj të gjithë mediat për mbështetjen që na kanë dhënë dhe uroj të vazhdojmë të shënojmë momente të mira me Shkëndijën tonë dhe tujën”, ka thënë z. Lazim Destani në takim me gazetarët në hotelin në Gent ku po qëndrojnë futbollistët dhe gazetarët.

Futbollistët e Shkëndijës sot ishin të vizituar nga njeriu i parë i skuadrës, z. Lazim Destani, i cili kishte udhëtuar drejt Belgjikës për tu takuar personalisht me futbollistët, të cilët nesër mbrëma do i përkrah nga tribunat e stadiumit këtu në “Ghelamco Arena”, por edhe duke u premtuar premio prej gjysme milion euro nëse e kalojnë sfidën e radhës, Gentin. / PORTALB.MK/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button