Capite minutus

Fjalori i diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, shprehjen e mësipërme e shpjegon si person të cilit i janë marrë, të cilit i janë reduktuar të drejtat të drejtat qytetare. E të drejtat qytetare kanë të bëjnë me të drejtën për jetë, të drejtën e lirisë, të drejtën e familjes, të drejtën e ndërgjegjes, të drejtën e shprehjes, të drejtën e bashkimit, barazinë para ligjit, të drejtën për arsim etj. Sipas Andre Lalande “në shoqëritë bashkëkohore bëhen shumë punë të padobishme, një pjesë e të cilave janë për turp dhe në kundërshtim me ndërgjegjen. Kjo gjendje, për fat të keq, e nxin ndjenjën për përgjegjësi detyre.” (Lalande, 2014) Dhe kur të bëjmë një analizë të kushteve dhe rrethanave në të cilat jetojmë konstatojmë se këtu, ndër ne, vërtet jemi një capitus minutus, një qytetar i privuar nga shumë të drejta. Prej kujt? Prej atyre të cilëve ju mungon një kategori shumë e rëndësishme, ajo e ndërgjegjes, e kulturës qytetare, e bontonit, e të qenët i civilizuar vërtetësisht jo vetëm përcipërisht. Të jesh njeri nuk nënkupton vetëm të pasurit e karakteristikave humane, por të qenët qenie me karakter. Pa kulturë e pa zë të gjallë të ndërgjegjes s’ka as arsim, as jetë e as shoqëri të shëndoshë.

Një ngjarje para nja një muaji dhe ajo 10 dhe 11 gushtit, më detyruan që në FB të bëja këtë postim: “Re tymi me ere të rëndë mbi Saraj që nga mbrëmë. Çernobil.
Në vend të ngjarjes, sot herët. Pranë lumit dhe liqenit Treska. Ministri të mjedisit, Greenpeace a ka te ne, Eco Saraj? Ky jonjeri që i ka hedhur keto gëra dhe që i ka ndezur këto hedhurina prej Zotit e gjettë! Shtatë jetë në i pastë hakun s’ia bëj hallall. T’i thuash barbar pak është, idiot, maniak, mankurt, antinjeriu vetë… Bon vaki edhe n’xhami shkon. Satanizmi mos e pranoftë! Përgjegjesve të komunës iu telefonova, bëjnë gjumë. Pas lajmërimit në 193, zjarrfikësit shyqyr n’terren i gjeta. Elektricist është – thanë.” Bëhet fjalë për zero kulturë mjedisore dhe ekologjike, për re të bardha e përfshinë një pjesë të mirë të Sarajit dhe erëra të çuditshme frymëzënëse që më detyruan dy herë të ndalesha dhe të kontrolloja veturën, derisa në një market, shitësi doli dhe më tha: “Profesor, mos e shiko makinën, se s’ke gjë të prishur. I kanë ndezur mbeturinat diku rreth lumit! Pak para jush u ndal edhe një maqedonas që gjithashtu iu soll përreth veturës së vet.” Dhe dhuna e të pakulturuarve na torrturoi deri n’agim, kur nga dritarja pash mjegullat e dendura nga të cilat s’dukeshin drunjtë. I përvesha krahët, dhe aktivizëm qyetar, telefonata, vajtje në vend të ngjarjes, ekzemplar me vete të materialit të (pa)djegur. Një mik më informoi se kundërmimi kishte arritur deri në Gjorçe Petrov. Ajo çka më habiti ldihur me këtë rast ishin ngathtësia dhe mosinteresimi i banorëve të zonës. Përgjegjësia për rrethin në të cilin jetojmë jashtëzakonisht e dobët. Disa vazhdimisht habiten se si mundohemi që t’i dalim para një të këqijave të mëdha. Për një çast e kujtoj rastin e milingonës dhe zjarrit të përgatitur nga Nemrudi për ta bërë shkrumb e hi profetin Ibrahim, zjarr aq i madh që ngritej deri në qiell, kur të gjitha kafshët nga frika kishin ikur andej e këtej dhe pritej që katapultat të hidhin idolthyerësin mbi flakët e tmerrshme. Dhe një milingonë me një pikëz uji në gojë me shumë telashe drejt zjarrit lëvizte. Një tjetër, kishte pyetur se nga po ia mbante me aq shpejtësi. Milingona kishte mbajtur në “këmbët” e veta pikëzën e ujit dhe ishte përgjigjur: “S’di gjë? Nemrudi po do ta mbysë Ibrahimin, po çoj këtë ujë ta hedh mbi zjarr. Tjetra si me tallje e ia kishte pritur: “S’ke haber nga zjarri? E di sa i madh është, pika jote ç’mund t’i bëjë?” Milingona e zellshme me plot zell ia kishte kthyer: “Ani. Ndoshta s’e fik atë zjarr madhështor, por ama së paku do të dihet se me cilën palë jam!”

Sot është shumë me rëndësi të ngjallim vetëdijen qytetare, të bëhemi tok për t’i kundërshtuar ata që po na privojnë nga të drejtat elementare që na takojnë si njerëz. Në Saraj këto ditë përballemi me një fenomen të: +5 cm. Rruga do na zgjerohet për disa centimetra. Kaq është përfitimi i banorëve të fshatarëve dhe qytetarëve të Sarajit nga ndërhyrja që instancat përgjegjëse ia bëjnë rrugës kryesore. I lëvizin trotuaret dhe vendosin të rinj, i kotizojnë dhe rrugës do ta hedhin asfalltin e ri. Gjithë kjo rrëmujë vetëm për disa centimetra dhe askush tëk nuk bën. Sheshin e punojnë, e ripunojnë, sjellin zhardiniera markante të çuditshme, shtrojnë me pllaka, transformatorin e mbështjellin me “gurë”, një arkitekturë banale. Komuna punon me rrethojë rrjeti jeshil të vendosur pa kriter e shije estetike, kurse vetëm 20 m. më andej ndërtohet pronë private me rrethojë që s’shqetëson syrin e askujt. Kush është më i madh dhe kush duhet më tepër të përkujdeset për mjedisin?

Si ta ngjallim vetëdijen për të ruajtur veten dhe të tjerët, si të arrijmë nivelin e civilizimit ku e keqja nuk tolerohet, ku të gjithë jemi observues dhe denoncues të së shëmtuarës. Imagjinoni pas postimit në facebook për renë e azbest-plastikës më shkruajtën nga Londra, Cyrihy, m’u drejtuan institute, na trimëruan qytetarë, na informuan se ia kanë përcjellur Ministrit, madje mbrëmë (13 gusht) nga Gërçeci më telefonuan edhe treksa isha jashtë vendit (Prizren) lidhur me një dukuri të ngjashme. Rasti Hasanbeg dhe Straçincë treguan se aktivizmi qytetar mund të jetë më efektiv madje edhe se ai institucional. Të fillojmë me “filozofinë e milingonës”, për rezultatet, më vonë!

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button