Goditjet tinëzare të dhelparakëve!

Ego politike po na qon drejt një konflikti nderështetror me Malin e Zi, ku vendimet e pa matura të klasës tonë politike po na çojnë drejt një destabilizimit brenda dhe jashtë kufijve.  Qytetaret janë acaruar nga veprimet dinake të disa individëve, të cilët për interesa personale janë në gjendje të copëtojnë sovranitetin dhe territorin e shtetit, të shkelin mbi gjakun e dëshmorëve , të cilët u sakrifikuan për ta mbrojtur çdo pëllëmbë të atdheut,  dhe disa individ  po tentojnë të shkatërrojnë gjithçka që me mund dhe sakrificë është ndërtuar nga brezat me radhë.

Territori i vendit me goditjet tinëzare ka filluar të copëtohet, ku qindra mira veta u vranë në mbrojtje të vendit mirëpo dhelparakët me veprimet e tyre po humbin territor në paqe, po humbin betejat në pavarësi.

Nuk është njerëzore të  nënshkruhet çka do që i qitët në tavolinë, duhet të mbrohet interesi shtetëror e jo ta lejojmë Evropën ta copëtojë Kosovën ashtu siç e copëtojë Shqipërinë me veprime dinake, duke ja aneksuar territoret  vendeve sllavo ballkanike. Me mirë është kjo elitë politike, këta njerëz të vetëdijesohen sepse ata që dëmton sovranitetin e shtetit nuk do të jenë të qetë as në ëndërr. Tryeza e 3 gushtit i tregoj qeveris se je gabim dhe tërhiqu nga këto vendime të pa matura, sa nuk është bërë vonë, mirëpo qeveria po ngul këmbë së do të ratifikohet kjo marrëveshje sepse është në harmoni me kushtetutën e republikës së Kosovës. Edhe komisioni shtetëror e ka kuptuar që është bërë gabim lidhur me demarkacionin, mirëpo prapa kësaj marrëveshje ka diçka që ende ne së dimë, së e lëvizën vijën e kufirit paushall, pa i shikuar as harta, as dokumente as asgjë, me pretendimet së hartat e Ish Jugosllavisë dhe Serbisë janë të pavlefshme, se kinse ata na kanë falë tokë. Zv. ministër i pushtetit Lokal z. Gecaj thotë duhet të ratifikohet demarkacioni sepse teshat na i kanë prerë të tjerët, e harron se qindra mira veta u vranë për këtë ditë, po deri kur duhet të tjerët të vendosin për ne, po nëse nuk  jeni në gjendje të mbroni identitetin e këtij populli dhe ti ruani territorin shtetëror, çfarë kërkoni aty, pse ngarkojeni vetën me aq sa nuk  mundeni të qoni, e jo me gjere të rrezikshme si demarkacioni dhe asociacioni, apo duhet të dal në skenë Avni Rustemi përsëri. E kanë parë fytyrën e vërtet rreth demarkacionit të gjithë, fytyrën e këtyre liderëve që e shitën këtë pjesë të vendit, duke besuar në numra, por një gjë duhet të dini, se ata që i ka zgjedhur populli vërtet i mbrojnë interesat e popullit dhe ku po janë mbi 20 deputet të koalicionit që nuk do të votojnë këtë marrëveshje, e ata që i ka zgjedhur partia duke shantazhuar e vjedhur ata do votojnë gjithçka vetëm te rrijnë aty ku janë. Qeveria dhe ndërkombëtarët kanë filluar presionin mbi ata që e thonë të vërteten, mirëpo populli ju ka dhen fuqinë dhe ju ka premtuar së  do të jenë edhe me të fuqishëm se këta njerëz klanor të cilët vetëm po sjellin terr për vend, duke u munduar të na ndërrojnë identitetin dhe vlerat njerëzore!.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button