FC Shkupi fitues i turneut “Dana Cup 2016”

Skuadra e FC Shkupi gjenerata e vitit 2003 (U-13), ka arritur të triumfojë edhe në finalen e madhe të një nga turnet më prestigjioz evropian “Dana Cup”. Skuadra e FC Shkupi e udhëhequr nga trajneri Halim Bilalli ka dëshmuar se me punë dhe angazhim mundë të arrihen rezultate të mëdha edhe në konkurrencë të ekipeve evropiane, të cilat padyshim se me kushte shumë më të mira se ekipi shqiptar, nuk arritën ti ndalin heronjtë e Shkupit.

Finalja e madhe është luajtur sot në orët e mëngjesit, ndërsa kundërshtare e FC Shkupi ishte skuadra e Borre IF nga Norvegjia, që ishte favorite në këtë ndeshje. Por Shkupi u tregua shumë e suksesshëm duke marrë fitore të pastër me rezultat 2:0 dhe duke u shpallur kampione në kategorinë U13 e grupit B. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button