Shkupi të martën testohet nga Breallnica

Futbollistët e FC Shkupi të dielën do ta shfrytëzojnë ditë pushimi, ndërsa nga e hëna përgatitjet do të fillojnë me intensitet të njëjtë si ditëve të kaluara, kur do të stërviten dy herë në ditë. Stërvitjen e mëngjesit do ta fillojnë në orën 9:00, ndërsa atë të pasdites në orën 18:00.

Trajneri Visar Ganiu dhe stafi i tij tani më kanë aranzhuar dhe ndeshjen e parë kontrolluese. Është vendosur që të martën në stadiumin e Çairit në Shkup testin e parë para fillimit të sezonit të ri 2016/17 ta kenë me futbollistët e Bregallnicës së Shtipit. Ndeshja në fjalë do të luhet me fillim në orën 17:30. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button