Masakra e Srebrenicës, marsh sot në Shkup

Bashkësia kulturore boshnjake në Maqedoni sot organizon Marshin e Shkupit për Srebrenicën me moton “Mos e harro Srebrenicën”. Është paraparë që marshi për Srebrenicën të niset nga Çarshia e vjetër e Shkupit dhe të përfundojë te Ura e gurit, ku do të lexohet Deklarata për Srebrenicën.

“Më 04.02.2010 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e mbështeti Rezolutën e Parlamentit Evropina për Srebrenicën, të miratuar më 15 janar të vitit 2009 dhe u angazhua se në mënyrë përkatëse do ta shënojë 11 korrikun – Ditën e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë me çka do të nderohen viktimat e masakrës me ç’rast jemi mirënjohës si pjesëtarë të komunitetit etnik boshnjak dhe shtetas të Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e Bashkësisë kulturore boshnjake në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button