U lëshua në përdorim rruga e rindërtuar numër 5 në Saraj

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati, Ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Bashkim Ameti, kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Irena Misheva dhe drejtori i NP”Rrugë dhe rrugica”, Sinisha Ivanovski, sot solemnisht e lëshuan në përdorim rrugën e rindërtuar numër 5 në Saraj.

“Kjo rrugë ishte shumë e dëmtuar dhe në disa vende e gërmuar pas vendosjes të kanalizimit fekal. Tani, me këtë ndërhyrje rruga numër 5 është riparuar në  gjatësi prej 600 metra dhe gjerësi prej 5 metra, në sipërfaqe të përgjithshme prej 3.000 metra katrorë. Gjatë punimeve ndërtimore  shtresa e vjetër dhe e dëmtuar e asfaltit në këtë rrugë është hequr, është vendosur shtresë e tamponit dhe shtresë e re e asfaltit, tha kryetari Trajanovski.

Kryetari i Komunës së Sarajit, Murati tha se ky është një projekt tjetër i cili është realizuar në teritorrin e Komunës së Sarajit dhe është rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer mes  Qytetit dhe Komunës.

Për rindërtimin e rrugës numër  5 në Saraj, Qyteti i Shkupit ka ndarë rreth 3 milion denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button