Basha: Prej 17 ditësh Rama refuzon të dalë nga ngërçi

Opozita sot ka bërë publike propozimin për daljen nga ngërçi që ka rrethuar Reformën në Drejtësi. Vendimin e bëri të njohur kreu Lulzim Basha, në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar. Në një deklaratë për mediat, Basha u shpreh se prej 24 qershorit opozita ka bërë propozimin për të dalë nga ngërçi, por mazhoranca e ka refuzuar atë.

Gjatë prononcimit për mediat, kreu i PD-së u shpreh se: “Mbledhja e grupit të PD rikonfirmoi qëndrimin tonë dhe vendosi të bëjë publike faktin se opozita prej 17 ditësh, prej 24 qershorit i ka ofruar mazhorancës përmes një formule në përputhje të plotë me rekomandimin 88, kompromisin për të miratuar reformën në drejtësi. Deri më sot nuk e kemi bërë publike këtë fakt me shpresën se pala tjetër do të negocionte dhe do të gjente një zgjidhje. Prej 17 ditësh, PS refuzon negociatat dhe argumentetet se sepse kjo zgjidhje është e papranueshme”, deklaroi Basha.

Opozita ka paraqitur një formulës së re që kërkon komision Ad-Hoc me 12 anëtarë. 6 nga opozita 6 nga mazhoranca. Secili deputet në mënyrë elektronike zgjedh nga 1 gjyqtar të përzgjedhur më parë nga Komisionet përkatëse. Dhe lista me 12 anëtarë hidhet si liste e tërë në parlament për votim. Kandidatet kalojnë në parlament me 2/3.

Duke akuzuar maxhorancës për pazaret e saja mbi blerje votash dhe të refuzimit të rekomandimit 88, kreu i demokratëve u shpreh se tashmë politika një zgjidhje dhe Kryeministri Rama duhet të jetë dakord për këtë konsensus. Më tej kreu i demokratëve theksoi që: “Sa më shumë maxhoranca futet në llogoret e saj, duke refuzuar jo vetëm rekomandimin 88, por edhe vullnetin për të shkuar në zgjidhje, aq më shumë shqiptarët e kanë të qartë se Rama nuk e do reformën në drejtësi dhe fajin do t’ia lërë opozitës. Nëse ka bërë plan të shkojë në zgjedhje të parakohshme me këtë kalë betejë, po i them se e ka gomar të ngordhur”, shtoi më tej Lulzim Basha.

Ai pohoi se opozita nuk do të lejojë që Rama në 21 korrik të drejtojë gishtin nga ana për mosdakordësi dhe ftoi kryeministrin që të reflektonte për reformën në drejtësi. “Formula jonë është bazuar në dokumentin final të Venecias, mbi atë nuk ka asnjë institucion. Formulën tonë do e bëjmë publike pas disa ditësh. Operacioni ndërkombëtar i Monitorimit nuk i heq asnjë kompetencë që ka pasur, por është i mbështetur tek ndërkombëtarët”-, pohoi kreu i opozitës, njofton KohaJone.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button