Viti 2013, viti i ‘Baba Stars’
Kanë qenë padyshim njëri prej Labelit më të përfolur në skenën shqipfolëse.
Janë këta ‘Baba Stars’ që vitin që lamë pas kanë lënë gjurmë me këngë e krijime të njëpasnjëshme që janë mirëpritur në publik.
E për këtë janë shprehur të kënaqur edhe vetë ata. Getoar Selimi lideri i ‘Baba Stars’, në faqen e tij zyrtare në ‘Twitter’ të premten e kishe quajtur vitin 2013 si viti tyre, ndërsa për vitin që sapo ka filluar ai ka thënë që është vit me përplot porosi.“Viti 2013 pa dyshim ishte viti jonë…Viti 2014 vjen me një porosi të re”, ishte mbishkrimi që Geti ka lënë në rrjetin social ‘Twitter’.