Qyteti i Shkupit ndau mirënjohje për Shoqatën e Historianëve Shqiptarë

Qyteti i Shkupit, të premten e nderoi me një mirënjohje Shoqatën e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë, për kontributin e dhënë në shënimin e 60 vjetorit të tërmetit të Shkupit. Mirënjohjen, përkatësisht fletë falënderimin, nga kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, e pranoi kryetari i SHHSHM-së, Skender Asani.

Shoqata e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë, në korrik të këtij viti organizoi tribunën shkencore me temë: “Fytyra e Shkupit, para dhe pas tërmetit”, ku morën pjesë me historianë, publicistë, aktivistë dhe  dëshmitarë të kohës, të cilët nga kënde të ndryshme e ndriçuan këtë ngjarje. Të gjitha materialet e kësaj tribune u botuan në numrin 7 të revistës së SHHSHM-së “Kërkime historike”.

Po ashtu, në shenjë të këtij përvjetori u botua edhe libri me dokumente “50 vjet nga tërmeti i Shkupit”, përgatitur nga historianët Qerim Lita dhe Skender Asani.

Ndryshe, kjo është mirënjohje e radhës për kontributin e dhënë në kontinuitet të SHHSHM-së në ndriçimin e ngjarjeve të shumta historike. Gjatë vitit që po e lëmë pas, SHHSHM mori mirënjohje nga Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir dhe nga Komuna e Mitrovicës në Kosovë.

Me këtë rast, SHHSHM-ja të gjithëve ua uron Vitin e Ri 2014, me dëshirën që ky vit të na gjejë më të konsoliduar në aspektin kombëtar, shoqëror, shkencor dhe kulturor.

Lajme të ngjashme

Back to top button