Gostivari ka ndarë 20 mijë euro për zbukurimin e qytetit

Komuna e Gostivarit ka bërë dekorimin e Bulevardeve, rrugëve dhe sheshit të qytetit me rastin e festës së Vitit të Ri.

Komuna e Gostivarit për dekorimin e qytetit për Vitin e Ri ka ndarë 20 mijë euro.

Këtë vit, Gostivari është zbukuruar ndryshe prej viteve tjera. Zbukurimi është bërë prej hyrjes së qytetit në bulevardin “Vëllezërit Gjnoski”, bulevardin “Goce Dellçev”, rruga “Boris Kidriç” si dhe parku në qendër të qytetit. 

“Zbukurimi i qytetit për fund vit është kërkesë e qytetarëve të Gostivarit. Qyteti i Gostivarit është zbukuruar ashtu siç janë zbukuruar edhe qytetet e tjera në vend, apo në regjion me rastin e ndërrimit të motmotit. Me rastin e vitit të ri, qyteti i Gostivarit ka pamje festive. Është zbukuruar pjesa qendrore e qytetit dhe ka një zbukurim që nuk ka pasur deri me tani qyteti i Gostivarit”, u shpreh kryetari Nevzat Bejta. 

Lajme të ngjashme

Back to top button