Rama takon babanë e vëllezërve Xhaka, ja çfarë i tha pas ndeshjes

Pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër, kryeministri Edi Rama ka takuar babanë e dy futbollistëve Xhaka, Ragip Xhakën.
Pasi e ka përshëndetur, mësohet se kryeministri i ka thënë se rezultati duhet të ishte më i drejtë dhe me këtë ka rënë dakord edhe babai i Xhakave, shkruajnë mediat shqiptare.

Shqipëri-Zvicër përfundoi 0-1 dje, pas një goli të shënuar nga ekipi zvicran në minutën e 6 të pjesës së parë.

Shënimi i një goli nga Shqipëria do ta sillte rezultatin në barazim, dhe për rrjedhojë do të ishte i drejtë, duke qenë se dy vëllezërit shqiptarë janë ndarë njëri në ekipin shqiptar e tjetri në atë zvicran.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button