Parrulla për çamët: UEFA nis procedim ndaj FSHF, presidenti grek sulmon Tiranën

UEFA ka nisur një procedim disiplinor ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit për pankartën e hapur në stadium gjatë ndeshjes me Zvicrën e cila fliste për gjenocidin grek ndaj Çamërisë.

Në njoftimin zyrtar të UEFA-s thuhet se kjo çështje dhe ajo e fishekzjarrëve të hedhur në fushë, po nga tifozët shqiptarë, do të shqyrtohet nga Komisioni i Disiplinës më 21 korrik.

Parulla ku kërkohej llogari për gjenocidin grek ndaj çamëve, i shpalosur në anën e tifozëve zviceranë shkaktoi edhe tensione diplomatike. Greqia zyrtare reagoi menjëherë në UEFA madje i dërgoi notë proteste Francës dhe Shqipërisë.

Për këtë çështje foli edhe ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias, i cili gjatë një komenti gjeti rastin të përsëriste se ai e vlerëson si inekzistente çështjen çame.

Kotzias, i sapo kthyer nga një vizitë në Shqipëri, theksoi se ekzistojnë disa qarqe të caktuara nacionaliste të cilat duan të minojnë përpjekjet e riqasjes mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Ndërkaq, Presidenti i Greqise, Prokopis Pavlopoulos, duke folur para këshilltarëve të tij i ka dërguar një mesazh të ashpër Tiranës.

“Nëse Shqipëria zvarritet pas bashkëpunëtoreve dhe nostalgjikëve nazistë është çështja e saj. Por në një rast të tillë nuk mund të ‘shesë’ miqësi ndaj Greqisë”, ka thënë ai, transmeton portali tesheshi.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button