Ja sa para ka arkëtuar Shqipëria nga shitja e fanelave të kombëtares

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit është kthyer në objektiv diskutimi në mediat më të mëdha europiane, kjo edhe për shkak të interesit që tifozët kuqezinj, që po tregojnë karshi saj. Sipas Agjencisë Telegrafike Shqiptare, interesi i tifozëve është shprehur edhe në blerjen e fanellave dhe suvenirëve të tjerë të ekipit Kombëtar Shqiptar.

Deri më tani uniforma e përfaqësueses shqiptare është shitur me ritme të shpejta, sidomos në Zvicër dhe Francë, por edhe në Itali. Llogariten rreth 80 mijë uniforma të shitura në total dhe bëhet fjalë për një prej fanellave më të shtrenjta që shkon në rreth 80 euro. Përfitimet e FSHF-së vlerësohen të jenë shumë të mëdha, pasi përllogaritet që të jenë arkëtuar përafërsisht më shumë se 6 milionë euro.

Megjithatë në treg kanë qarkulluar edhe fanella më të lira dhe jo zyrtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button