Shqipëri – Zvicër, formacioni i mundshëm

Gianni De Biasi si duket do t’i kthehet formacionit të vjetër në sfidën me Zvicrën.

Në sfidën e parë europiane, porta do të mbrohet nga Ertrit Berisha, i cili vazhdon të mbetet numri 1 i Kombëtares shqiptare.

Në mbrojtje do të jetë të përhershmit Elseid Hysaj, Lorik Cana, Mërgim Mavraj dhe Ansi Agolli, ndërkohë që në mesfushë pritet të ketë një ndryshim nga formacioni që zbriti në fushë ndaj Ukrainës.

Burim Kukeli, i cili për shkak të dëmtimit ishte në dyshim për të qenë në 23-she, ka arritur këto ditët e fundit t’ia mbushë mendjen trajnerit italian ta aktivizojë atë që nga minuta e parë në sfidën përballë Helvetikëve, raporton TCH.

Përkrah tij në këtë repart pritet të jenë Taulant Xhaka dhe Amir Abrashi, ndërkohë që Ermir Lenjani dhe Odise Roshi do të furnizojnë nga krahët Armando Sadikun, autorin e golit të vetëm ndaj Ukrainës.

Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Zvicrës më 11 qershor në orën 15:00. Në Grupin A takimi i parë zhvillohet të premten mes Francës dhe Rumanisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button