Ivanov­-Zeman: Bashkëpunimi politik dhe kulturor të reflektohet edhe në ekonomi

Marrëdhëniet tradicionalisht të mira miqësore mes Maqedonisë dhe Çekisë duhet t’i përcjellin edhe bashkësitë e biznesit të dy shteteve, ndërsa kryesisht bashkëpunimi pozitiv politik dhe kulturor të jetë drejtim për intensifikim të mëtutjeshëm dhe avancim të relacioneve edhe në fushën e ekonomisë.

Këtë sot para pjesëmarrësve të forumit të biznesit Maqedoni­-Çeki që po mbahet në Ohër e porositi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, ka shprehur keqardhje të hapur që momentalisht nuk ka vizita të organizuara turistike të turistëve çekë në Maqedoni.

Njëkohësisht Zeman në mënyrë kritike u përqëndrua në mundësitë jo majftueshëm të shfrytëzuara për investimet çeke në Maqedoni, duke vërejtur se ky është lëshim i dy shteteve, me këtë rast duke theksuar shembuj të pengesave konkrete paradoksale administrative dhe burokratike.

Volitshmëritë që Maqedonia dhe Ohri i ofrojnë për investitorët potencialë para pjesëmarrësve të forumit të biznesit i pezantuan zëvendësministri i Ekonomisë, Hristijan Delev dhe kryetari i Ohrit, Nikolla Bakraçeski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button