Nuk e ftoi Shqipëria, vjen një super lajm për Rashicën

Milot Rashica mund të transferohet te një klub i madh evropian.

Merkato e nxehtë për sulmuesin shqiptar, Milot Rashica.

Disa muaj më parë, trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi e rekomandoi sulmuesin e Viteses për skuadrën e Napolit dhe mesa duket, presidenti De Laurentiis është hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e tij.

Mediat italiane sjellin një intervistë të gazetarit të RAI-t, Ciro Venerato, i cili flet për merkaton e Napolit dhe ndalet gjatë te çështja Rashica duke dhënë një lajm të rëndësishëm.

“Napoli ka diskutuar me Vitessen dhe i ka ofruar 10 milionë Euro për Milot Rashicën, përcjell “SuperSport.al”.

Marrëveshja me lojtarin është arrtur dhe ishte mbyllur praktikisht gjithçka por Napoli ka vetëm një vend të lirë ekstrakomunitari  dhe preferon Herreran. Momentalisht çështja mbtete e ngrirë”, thekson gazetari italian.

Në rast se transferimi zyrtarizohet, atëherë Napoli mund të aplikojë formulën në formën e huazimit pasi nuk ka të drejtë të aktivizojë më shumë se dy lojtarë pa pasaportë të Bashkimit Europian dhe në këtë mënyrë, Rashica mund të gjejë hapësira më të mëdha në një skuadër tjetër, në pritje të ftesës përfundimtare nga klubi i kaltër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button