Plevnevliev – Shulc: Elita politike e Maqedonisë të tregojë se është e gatshme të japë zgjidhje

Perspektiva evropiane për Maqedoninë është më shumë se e qartë. Të gjithë qëndrojnë pas asaj, nuk ka dyshime për këtë çështje. Ajo që tani është e rëndësishme është elita politike e Maqedonisë të tegojë se është e gatshme të japë vendime, tha presidenti bullgar, Rosen Plevneliev.

Ai shtoi se për momentin ekziston një krizë në vend e cila, siç tha, është produkt i problemeve të brendshme.

“Kjo krizë duhet të zgjidhet me pjesëmarrjen e politikanëve lokal. Ndihma nga pikëpamja e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian, prej shteteve fqinje të mirë të Maqedonisë është me vend, por ju duhet ta kaloni atë rrugë, në këtë situatë të rëndë që të gjendet zgjidhje e qëndrueshme për dalje nga kriza”, tha Plevneliev në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e PE-së, Martin Shulc.

Ai paraprakisht në fjalimin para eurodeputetëve theksoi se supozimi se Evropa mund të ndërtohet “me shpejtësi të ndryshme” krijon ndjenjën e pabarazisë.

“Përfshirja e të gjithve në procesin e integrimit në BE janë kyçe për të ardhmen e Projektit evropian. Është e qartë se shoqëritë nacionale janë të ndryshme dhe kanë reagime të ndryshme  të motivuara historikish në ngjarje. Pasuria e Evropës ndodhet në historitë dhe kulturat e ndryshme. Kjo, megjithatë, nuk duhet të jetë shkak që ta ndryshojnë natyrën e projektit evropian, si inicimin e Evropës “me dy apo më shumë shpejtësi”, theksoi presidenti i Bullgarisë.

Përkushtimi i ndarë ndaj projektit evropian, tha, ka lidhje të drejtpërdrejt me identitetin evropian.

“Madje supozimi se Evropa mund të ndërtohet ‘me shpejtësi të ndryshme’, dërgon mesazh të dyshimit në projektin evropian. Kjo e krijon ndjenjën e pabarazisë”, sqaroi Plevneliev.

Ai vlerëson se do të jetë gabim nënvlerësimi i potencioalit për zhvillimin e disa pjesëve të Evropës – për shembull, Ballkanin.

“Do të jetë gabim historik të mos i mbështesim dhe t’i lëmë në ndikime të jashtme të perandorive të mëparshme. Kombet evropiane, nuk duhet të kundërshtojnë, pavarësisht interesit”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button