Reali ofron Alonson +35 milion, për Pogban

Real Madridi ka një synim: të sjellë në “Santiago Bernabeu” Paul Pogban. Një mision i vështirë, duke pasur parasysh faktin që mesfushori është i pazëvendësueshëm për trajnerin e Juventusit, Antonio Conte.

Francezi shikohet si një nga shtyllat e skuadrës bardhezi aktualisht e në të ardhmen, dhe klubi torinez i ka rezistuar interesimit të disa prej klubeve më të forta financiarisht në Europë. Por spanjollët kanë një strategji të qartë që të mund ta joshin Juventusin ta lërë të lirë futbollistin. Përveç një oferte të majme, rreth 35 milionë euro, ata ofrojnë edhe kartonin e Xabi Alonsos. Operacioni, nëse realizohet kryhet në janar.

Torinezët ndjekin me vëmendje mesfushorin spanjoll. Atij kontrata i mbaron në qershorin e ardhshëm dhe, pavarësisht përpjekjeve të Realit për të rinovuar, Xabi Alonso nuk ka pranuar. Që largimi i tij të mos kryhet pa përfitime financiare, drejtuesit e klubit po mendojnë që të sjellin në “Bernabeu” një lojtar që Carlo Ancelottit i pëlqen shumë. I fortë, teknik, energjik dhe me të ardhme, Pogba shikohet si investimi perfekt për një skuadër, ku tekniku italian, parapëlqen më shumë përforcime me lojtarë të rinj e me të ardhme, sikurse që do të ishte francezi i ri.

Lajme të ngjashme

Back to top button