Banorët e Studeniçanit zgjedhin asfaltimin e rrugës nga programi “Forume në Bashkësinë”

“Asfaltimi i rrugës numër dy” në fshatin Studeniçan është projekti të cilin e votuan banorët e Komunës së Studeniçanit, prej gjithsej katër projekteve që pjesëmarrësit e Forumit i zgjodhën gjatë sesioneve të kaluara.

Banorët e komunës së Studeniçanit zgjodhën  projektin parësorë në kuadër të programit “Forume në Bashkësinë”.  

“Asfaltimi i rrugës numër dy” në fshatin Studeniçan është projekti të cilin e votuan banorët e Komunës së Studeniçanit, prej gjithsej katër projekteve që pjesëmarrësit e Forumit i zgjodhën gjatë sesioneve të kaluara. Projekti i zgjedhur në kuadër të këtij Forumi, tani do të realizohet vitin e ardhëshëm.

Në pesë sesionet e programit “Forume në Bashkësinë” kanë marrë pjesë banorë të Komunës së Studenianit nga gjitha vendbanimet, ndërsa forumet janë organizuar në fshatra të ndryshëm të Komunës.

Komuna e Studeniçanit është e kyçur në ciklin e tretë të fazës së tretë të programit “Forume në bashkësi” që realizohet në vitin 2013/2014 së bashku me dhjetë komuna tjera Tetovë, Ilinden, Shuto Orizarë, Bogovinë, Bërvenicë, Shtip, Krivogashtan, Vinicë, Makedonska Kamenicë dhe Dellçevë.

Buxheti i përgjithshëm për realizimin e programit është 4.800.000 denarë prej të cilave 2.400.000 denarë sigurohen nga buxheti i komunës së Studeniçanit ndërsa 2.400.000 denarë tjera janë donacion nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Krytari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiki me këtë rast ka theksuar se përvojat e fituara nga programi “Forume në Bashkësinë” do të mundohet që në të ardhmen ti praktikojë edhe për projekte tjera.

“Forumet e tilla në të ardhmen do të mundohemi t’i praktikojmë edhe për projekte tjera. Unë sot jam këtu që t’ju falënderojë të gjithë juve qytetarë të komunës tonë që ishit pjesë e këtij procesi të gjatë, ju që keni marrë pjesë në të gjitha sesionet e këtij projekti, tani veç jemi duke ju afruar fundit dhe po shtohet shpresa se veç po duket dhe është shumë e qartë se ne bashkërisht do ta realizojmë një projekt që është shumë i rëndësishëm për qytetarët tonë.  Faleminderim edhe për moderatorët e projektit e sidomos donatorët e mjeteve Agjencionin për zhvillim të Ambasadës Zvicerane”, theksoi kryetari Sadiki.

Lajme të ngjashme

Back to top button